Edhe përkundër asaj që i bëri thirrje opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri i vendit Hristijan Mickoski theksoi se kjo qeveri ka prioritet realizimin e mandatin të plotë të cilin e ka marrur prej qytetarëve. Ai e sheh si të paarsyeshme dhe në dëm të interesave të qytetarëve organizimin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare.
“Kjo qeveri ka mandat katër vjeçarë nga qytetarët, ka legjitimitet, duhet të përvjelim krahët dhe të punojmë për të gjithë qytetarët, nëse hyjmë në një rreth të tillë atëherë nuk do të kemi sukses që ti arrijmë qëllimet tona. Qëllimi ynë është të bëjmë diçka të mirë për qytetarët dhe atë e bëjmë çdo ditë”, theksoi kryeministri Mickoski.
Megjithatë ai u shpreh se VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje kurdo, por kjo nuk do të ishte në dobi të ekonomisë së vendit.
“Ne jemi të gatshëm të shjkojmë në zgjedhje që nesër, por nuk qëndron aty problemi. Tani a duhet të shpenzojmë edhe 10 milion euro para të qytetarëve, të ndalojë sistemi, të mos miratojmë reforma, që edhe njëherë LSDM të përballet me një humbje edhe më të thellë se sa e kishin para katër viteve”, theksoi Mickoski, duke thënë se do të sjellin vendime të cilat janë në dobi të qytetarëve, e jo të partive.