Site icon Tetova Expres

Ahmeti: Një votë më pak, do shkoj në shpi

Po i humba zgjedhjet shkoj te shpia” është përgjigja e kryetarit të opozitës shqiptare Ali Ahmeti drejtuar krerëve të Koalicionit VLEN. Ai këtë mesazh iu përcolli përmes fjalimit në tubimin partiak në mbrëmjen e së hënës në Kumanovë. Bashkë me zgjedhjet komunale, Ahmeti kërkon që të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.Lideri i integristëve deklaroi se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe BDI merr një votë më pak se oponentët e tij, ai do të heq dorë nga politika.Deklarata Nga koalicioni VLEN reaguan me kumtesë të titulluar “Kumanova digjet, Alia krihet”. Sipas VLEN, integristët trumbetojnë spektakël nëpër tubime, në mungesë të reformave të brendshme kadrovike e programore.“BDI mbanë vulën e dështimit në Kumanovë. Për më shumë se 20 vjet, Ali Ahmeti, Kumanovën e përdori si poligon për eksperimentet e tij dhe për ta ruajtur rehatinë e kolltukut të tij. Ku ishte BDI, kur ndodhi rasti i Sopotit për t’i mbrojtur kumanovarët? Ku ishte BDI kur digjej Lagja e Trimave? Vulën e BDI-së e mbanë edhe vdekja e Rexhail Qerimit, ku edhe super-ekspertiza vërtetoi që ai nuk ishte fajtor në rastin Alfa”, thonë nga koalicioni VLEN.Kritikat nga të dyja palët sa vijnë e shtohen ku nga radhët e Frontit Evropian vlerësojnë se në zgjedhjet e fundit parlamentare Koalicioni VLEN hyri në qeveri pa pasur shumicën e votave shqiptare. Kurse nga kjo e fundit thonë se ndryshimi ishte i domosdoshëm nga keqqeverisja dy dekadëshe e BDI-së./TV KOHA/

 

 

 

 

Advertisement

 

Exit mobile version