LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, respektivisht zgjedhje të përbashkëta lokale dhe parlamentare vitin e ardhshëm, sic edhe propozoi kryeministri Mickoski.Kreu i kësaj partie, Venko Filipce thotë se tezat për zgjedhje të parakohshme parlamentare ngrihen nga kryeministri Mickoski për shkak se tashmë e dijnë dhe janë të informuar se qytetarët janë të pakënaqur nga Qeverisja e tyre.Filipce mes tjerash vlerëson se propozimi i Mickoskit për zgjedhje të parakohshme është një “kërcënim” për VLEN-in dhe ZNAM-in të cilat tashmë e kanë të qartë se mbështetja për ta është zvogëluar.
“Paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme vetëm 5 muaj pas formimit të Qeverisë janë dëshmi se Qeverisë nuk po i shkon. Matjet tona në terren tregojnë se 65% e qytetarëve nuk janë të kënaqur nga puna e Qeverisë. Kjo nënkupton se 2 nga 3 qytetarë nuk janë të kënaqur me masat ekonomike veprimi politik po edhe nga ajo që Shqipëria na parakaloi rrugën e euro- integrimeve. Ky koketim me BDI-në më shumë do të thosha se është porosi parasegjithash për VLEN-in dhe ZNAM të cilët tashmë është e qartë se kanë mbështetje të margjinalizuar dhe përgjysmim të mbështetjes” tha Filipçe.
Meqë LSDM-ja është për zgjedhje të parakohshme, le të bëjë kërkesë përmes grupit parlamentar për shpërndarjen e parlamentit, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. “Raportet mes partnerëve të koalicionit janë shumë të mira, ajo mund të shihet edhe nga politikat që promovohen në realitet. E dyta, nëse z.Filipce është i sigurtë në atë që e flet, ka grup parlamentar të përbërë nga 18 deputet
le të dorëzojnë kërkesë për lëshim të parlamentit dhe ta vërtetojmë në zgjedhje atë që e flet me fjalë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në 2025 janë edhe integristët. Sipas tyre, këto zgjedhje kanë edhe logjikë financiare dhe se pranojnë dorezën e hedhur nga Mickoski.
“Duke pasur parasysh qeverinë palegjitimitet etnik, duke pasur parasysh situatën me integrimet e vendit, situatën e mardhënieve ndëretnike, janë të pashmangshme dhe të nevojshme për përspektivën e shtetit dhe ne atë dorezë të hedhur të z.Mickovski, ne jemi për zgjedhje të parakohëshme ashtu sic kemi qenë gjithëmonë të gatshëm që të dalim në fushatë” – thonë nga
Bashkimi Demokratik për Integrim. / TV KOHA/