Një fitore e vendasve dy barazime dhe tre fitore të skuadrave me vetëm 6 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit vendor.
Dueli mes dy skuadrave shqiptare Besa – Struga Trim Lum që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gostivar përfundoi me fitoren e kampionit aktual 1-2. Dy ekipet gjatë 90 minutave dëshmuan lojë të mirë me raste të shumta. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Bashkim Veliut, ndërsa mysafirët për vetëm dy minuta shënuan dy gola me autor Jeftovski dhe Kehinde, që rezultoi të jenë vendimtare për fitoren e mysafirëve. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në shenjë të përgjegjësisë për disfatën, trajneri Berat Imeri dha dorëheqje të parevokueshme.
‘’ Po normalisht në futboll këto raste janë prezentë. Në pjesën e parë kishim komplet kontrollin e lojës, pastaj në fillim të pjesës së dytë arritëm që të shënojmë gol, por pastaj për vetë dy minuta pësuam dy gola gjë e cila ishte një shokë për skuadrën tonë pas pësimit të dy golave arritëm dal nda dal të ngrihemi të marrim lojë në kontroll. Nuk kemi se çka të mendojmë përbëtë ndeshje pasi tani kemi edhe ndeshjen tjetër me radhë ku shpresoj që ekipi dal nga dal të ngrihet dhe tu kthehemi rezultateve pozitive ‘’ deklaroi Burim Sadiki yv.trajner i KF Besa
Nga ana tjetër ekipi që drejtohet nga Qatip Osmani tanimë janë në formën e dëshiruar dhe po i afrohen ekipeve kryesuese. Trajneri Osmani pas ndeshje tha se është një fitore shumë e rëndësishme për të mbetur në garë për kreun e tabelës
‘’Sigurisht se është e rëndësishme fitorja e sotme edhe për shkak të rezultateve të fundit por edhe lojërave që na presin. Sa i përket lojës treguam karakter që na jep shpresë që në ndeshjet e ardhshme patjetër të luajmë kështu. Loja si lojë mendoj se ishte lojë e mirë lojë e bukur ku patëm edhe disa raste në rezultatin 0-0, por ndoshta më e rëndësishme është se ai dizavantazhi shumë shpejt e kthyem’’ deklaroi trajneri i Struga Trim Lum , Qatip Osmani
Derbi i kësaj jave i dy skuadrave kryesuese Rabotniçki – Shkëndija që u zhvillua në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Rabotniçki – Shkëndija përfundoi me barazim pa gola 0-0. Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes tha se vendasit ishin të orientuar në mbrojtje, ndërsa ne nuk shfrytëzuam disa raste.
‘’Ndeshje që besoj se ne në fushë e dominuam mendoj se e luftuar kështu , krijuam disa raste të cilat në këto ndeshje kështu me kundërshtar i orientuar totalisht vetëm të mbrohet . Duhet nga këto mundësi të shfrytëzosh ndonjërën dhe të arkëtosh tre pikët. Ne nuk arritëm të shfrytëzojmë, besoj që ekipi dhe futbollistët dhanë maksimumin, për momentin jemi të kufizuar me mungesën e shumë sulmuesve kjo është si koment i parë pas ndeshjes’’ deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndiaj
Në Çairi skuadra vendase Shkupi pësoi 0-1 nga Gostivari me një gol të futbollistit Elvis në pjesën e dytë. Voska Sport barazoi me Tikveshin 0-0, AP Bera pësoi humbje nga Sileksi 0-1, ndërsa në ndeshjen e fundit që u zhvillua nën drita e reflektorëve në Manastir, Pelisteri mundi Vardarin 1-0 me golin e shënuar në minutën e 90-të. Pas kësaj disfate Vardari ka shkarkuar trajnerin Zaharievski, ndërsa pa mos humbur kohë kanë emëruar trajner të ri Goce Sedloskin.
Pas kompletimit të xhiros së 13-të, tabelën e kryeson Rabotniçki i me 25 pikë i ndjekur nga Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari që kanë nga 24 pikë
Në javën e 13-të, të dielën me fillim në ora 13:00, takohen:
AP Brera – Sileksi 0-1
Besa 1976 – Struga Trim Lum 1-2
Rabotniçki – Shkëndija 0-0
Shkupi – Gostivari 0-1
Voska Sport – Tikveshi 0-0
Pelisteri – Vardari 1-0
Tabela: 1. Rabotniçki 25 pikë, 2.Shkëndija 24, 3.Silerksi 24, 4.Gostivari 24, 5, Struga TL 22, 6.Shkupi 16, 7.AP Brera 15, 8. Pelisteri 13 (-1 lojë), 9.Besa 12, 10. VOska Sport 11, 11. Tikveshi 9, 12. VardaRI 8 (-1 lojë).
Java e 14. Zhvillohet me 9 nëntor në ora 13:00, takohen: Gostivari – Voska Sport, Shkëndija – AP brera, Sileksi – Pelisteri, Struga Trim Lum – Rabotniçki, Tikveshi – Besa dhe Vardari – Shkupi
/TV KOHA /Shaban Sinani