Site icon Tetova Expres

Padi penale ndaj ish ministres së Kulturës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër ish ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska mbi dyshimet se ka shpërdoruar me detyrën zyrtare duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 27 milion denarë. Dikasteri i Brendshëm dyshon se Stojçevska në cilësinë e ministres ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike dhe ka shkelur marrëveshjen që paraprakisht ishte lidhur mes Qytetit të Shkupit dhe subjektit që do të kryente punimet në Sallën Universale. Edhe pse ka pasur marrëveshje se të gjitha kompetencat i takojnë Qytetit të Shkupit për kryerjen e punimeve, ndërkohë subjekti nuk ka arritur t’i kryen në kohë, Stojçevksa në kundërshtim me të gjitha procedurat e diktuara në sistemin elektronik të Prokurimeve Publike i ka bërë një pjesë të pagesës subjektit që nuk ka arritur t’i kryen punimet në kohë. Shuma e mjeteve të lëshuara ka arritur deri në 27 milion denarë apo rreth 30 për qind e vlerës totale të projektit për rikonstruimin e Sallës Universale./Alsat.mk

Exit mobile version