Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 03:30 të mëngjesit është arrestuar një shtetas i Turqisë, pasi i njëjti në pikën kufitare “Bllacë”, ka tentuar ta korruprojë një polic të RMV-së me 100 euro, përcjell TV21.
“Më datë 30.10.2024 rreth orës 03:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, në hyrje të RMV-së është paraqitur K.S. (53) nga Turqia, por pas kontrollit të pasaportës është konstatuar se ai tashmë në 180 ditët e fundit kishte shfrytëzuar qëndrimin e lejuar turistik prej 90 ditësh dhe për këtë i është refuzuar hyrja dhe është kthyer në Kosovë. Rreth orës 03:30 të mëngjesit, K.S. ka ardhur sërish në pikën kufitare dhe i ka dhënë shefit të turnit dokumentin e udhëtimit dhe një monedhë 100 euro në të, me kërkesë që t’i lejohet hyrja në RMV. K.S. i është privuar nga liria”, thonë nga MPB.