Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Tafik F. Alrabia, ministër i Haxhit i Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Kryetari Gashi shprehu kënaqësinë e madhe nga takimi dhe shpreson se marrëdhëniet e hapura dhe miqësore midis dy vendeve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me
përkushtim për hapjen e mundësive më të mëdha për intensifikimin e bashkëpunimi ekonomik.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut si shtet multietnik, i cili mbështetet në parimet e mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe respektimit të së drejtës për vetëvendosje,
respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve të saj për të praktikuar fenë së cilës i besojnë dhe i përkasin. Kryetari theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut bën
përpjekje të mëdha në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Informoi se në Kuvend në vazhdimësi është duke u formuar
Grupi i Bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërt dhe të Gjirit Arabik.
Ministri Tafik F. Alrabia theksoi se pret që miqësia dhe bashkëpunimi që ekziston midis dy vendeve të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. Ai theksoi se marrëdhëniet
diplomatike midis dy vendeve janë vendosur në vitin 1995 dhe vitin e ardhshëm do të shënohet 30-vjetori i bashkëpunimit të ndërsjellë.
Të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në më shumë fusha, përfshirë ekonominë, si dhe përmirësimin e komunikimit të transportit. Në takim u theksua
se të dyja vendet kanë për obligim t’i promovojnë parimet e tolerancës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.