Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se me ndërtimin e gypit kryesor të ujësjellësit nga Kodra e Diellit e deri tek rezervuari mbi qytetin e Tetovës pritet që dukshëm të përmirësohet gjendja me ujin e pijshëm në Tetovë. Gypi për furnizim me ujë të pijshëm për Tetovën që do realizohet në dy faza dhe financohet me mjete të qeverisë. Nga Ndërmarrja Publike Komunale Sharri në Tetovë thonë se gypat që e sjellin ujin nga Kodra e Diellit deri tek rezervuari janë shumë të vjetër. “Ky investim bëhet për të përmirësuar gjendjen me ujin e pijshëm dhe në bazë të studimit që kemi bërë para gjashtë muajve, është konstatuar se kemi shumë humbje të ujit. Diku rreth 30 për qind kemi ujë që humbet në vet rrjetin e ujësjellësit, kurse pjesa tjetër është administrative. Ky 30 përqindsh llogaritet për qytetarët që nuk paguajnë ujin prandaj edhe apelojmë që të bëhet pagesa në mënyrë të rregullt, pasi nuk janë shumë të larta faturat e ujit”, deklaroi Valon Zeqiri, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale Sharri.
Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se që të ketë furnizim normal të ujit të pijshëm duhet që bëhen dy investime. Njëri investim është për ndërrimin e gypit prej Kodrës së Diellit e deri tek rezervuari i qytetit dhe investimi i dytë është që të ndërrohet sistemi i rrjetit të shpërndarjes brenda në qytet.
“KOHËVE TË FUNDIT NUK KA NDËRPRERJE TË UJIT TË PIJSHËM PËR SHKAK TË MUNGESËS SË UJIT, POR JANË PËR SHKAK TË DEFEKTEVE TË CILËT NA KRIJOHEN, AJO BËHET PËR SHKAK SE GYPAT JANË SHUMË TË VJETËR NË QYTET PRANDAJ KEMI SHUMË DEFEKTE QË NA PARAQITEN. ZGJIDHJA ËSHTË QË FILLIMISHT TË REALIZOHET KY INVESTIM QË ËSHTË I QEVERISË DHE PASTAJ TË NDËRROHEN GYPAT QË JANË BRENDA NË QYTET. GYPAT BRENDA NË QYTET MUND TË JENË TË VJETËR RRETH 50 VITE”, DEKLAROI DREJTORI ZEQIRI.
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se ka një master plan që është bërë për humbjet e ujit në ujësjellës dhe në bazë të këtij studimi janë përcaktuar investimet për të përmirësuar furnizimin me ujin e pijshëm për qytetarët e Tetovës.
“NJË NGA SUGJERIMET KA QENË QË TË BËHET NDËRRIMI I GYPIT KRYESOR, PASI QË NË FILLIM PREJ VENDIT KU MERRET UJI, GYPI ËSHTË SHUMË I VJETËR DHE SHKAKTON HUMBJE TË UJIT. KËTË VIT ËSHTË PARAPARË TË BËHET INVESTIM EDHE NË RRJETIN SHPËRNDARËS TË UJIT NË LAGJEN E JASHTË VARDARIT, KURSE VITEVE TË ARDHSHME DO TË PARASHIHEN INVESTIME TË TJERA PËR RRJETIN SHPËRNDARËS NË QYTET, KU DO TË ELIMINOJMË EDHE HUMBJET TEKNIKE POR EDHE ADMINISTRATIVE TË UJIT, ME QËLLIM QË UJI VJEN NGA MALI SHARR TË ARRIJË TEK QYTETARËT DHE TË MOS HUMBET RRUGËS”, THA KASAMI.
Nga Ndërmarrja Publike Komunale Sharri nuk kanë informata se sa qytetarë janë të kyçur ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit, por në bazë të faturimit gjithsej janë 21 mijë qytetarë të cilëve u faturohet uji dhe 4 mijë janë subjekte juridike apo objekte industriale. Sipas kësaj ndërmarrje, pas vendosjes së ujëmatësve do të ketë edhe një pasqyrë më reale se sa qytetarë janë të kyçur ilegalisht dhe sa ujë harxhohet realisht./TV KOHA /