Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se Universiteti “Nënë Tereza” është pjesë e politikës arsimore të kësaj qeverie dhe do të mbështetet në ndërtimin e kampusit universitar dhe kurrikulave të mira studimore. Krahas këtij universiteti, Mickoski paralajmëroi se do të ndërtohen dhe objektet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Kulturës Fizike, ndërtimi i të cilave me vite po zvarritet.
“Për të gjithë të shqetësuarit, të mos shqetësohen, do ta ndërtojmë edhe Universitetin dhe Kampusin e Universitetit Nënë Tereza, por edhe do t’i mbarojmë dy fakultetet e pambaruara të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, praktikisht FINKI dhe Fakultetit të Kulturës Fizike. Do t’i mbarojmë të gjitha objektet që gjatë kohë janë përmendore”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.