Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ishte në vizitë punimeve në ndërtimin e Koridorit 8-të, te aksi Gostivar – Bukojçan, që po e realizon konzorciumi “Bechtel & Enka”.
Mexhiti që ishte pjesë e delegacionit të lartë, ku ishte kryeministri Hristijan Mickovski, ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski dhe Ambasadorja e SHBA-vë Angela Ageler tha se pas shumë kohe të humbur
Me fjalë të zbrazëta dhe me Koridori 8-të nga nuk është më temë politike,
por realitet.
‘Sot kisha kënaqësinë që në shoqëri të kryeministrit Mickovski dhe Ambasadores së SHBA-ve Ageler, të inspektojmë punimet në ndërtimin e Koridorit 8-të në Bukojçan të Gostivarit, ku ka filluar puna me kapacitet të plotë, që më jep shpresë se pas disa viteve do ta shijojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm për vendin tonë dhe gjithë rajonin’ tha Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti.
Mexhiti shprehu gëzimin që shoh se punimet e para kanë dal në sipërfaqe dhe shtoi se beson që me sot mbyllet tema e Koridorit 8-të si temë politike.
‘Koridori 8-të është prioritet mbi prioritete, për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik dhe nuk kam aspak dilemë që me kompaninë “Bechtel & Enka” ne do jemi dëshmitar në javët që vijnë në muajt që vijnë, në realizime të reja drejt realizimit të projektit’, tha Mexhiti duke shtuar se Koridori 8-të është më shumë se një rrugë, është projekt nga i cili të gjithë do të kenë benefite.