Site icon Tetova Expres

ATLETIKË: MAHUCHIKH DHE DUPLANTIS MË TË MIRËT E VITIT 2024 NË EUROPË

Kërcyesi suedez me shkop  Armand “Mondo” Duplantis dhe kërcyesja ukrainase së larti janë shpallur atletët më të mirë të atletikës në Evropë për vitin 2024 nërëmjen “Golden Track” që u mbajt në Shkup.

 Në organizim  të Federatës Europiane të Atletikës të shtunën në sallën e madhe të Operës dhe Baletit kombëtar në Shkup u mbajt një gala mbrëmje ku  u  shpallën atletët më të mirë  të Europës për vitin 2024. Epiteti atlet më të mirë për këtë vit u takoi Yaroslava Mahuçik rekordmenia botërore në kërcim së larti nga Ukraina dhe Armand Duplantis i Suedisë, i cili ka arritur rekordin botëror të kërcimit me shkop në lartësi 6 metra e 26 centimetra dhe është fitues i medaljes së artë në Lojërat e Parisit.

Një çmim special Team Spirit u fitua nga skuadra italiane e cila kryesoi tabelën e medaljeve në Kampionatin Evropian të Atletikës Roma 2024 me 11 medalje ari. Çmimi u mor nga Antonella Palmisano dhe Leonardo Fabbri, kampionët e garës së ecjes 20 kilometra dhe të hedhjes së gjyles. Sportistët e rinj më të mirë për vitin 2024 u shpallën serbe, Adriana Vilagos, e cila garon në hedhjen e shtizës dhe holandez, Nils Laros, i cili është finalisti më i ri në finalen olimpike në 1500 metra dhe rekordmeni evropian në këtë disiplinë nën moshën 20 vjeç.

Kryetari i Federatës Europiane të Atletikës Dobromior Karamarinov ,në fjalën e tij të rastit para të pranishmëve tha se pas një jave shumë intensive pune në Shkup, Atletika Evropiane ka shpallur sportistët më të mirë të vitit, në ceremoninë e Golden Tracks.

 Ishte një javë shumë e ngarkuar, kishim takim të Bordit Ekzekutiv, takim të Këshillit, konventa filloi me disa punëtori, disa seminare dhe mbledhje, dhe mundet me shumë besim të them se gjatë kësaj periudhe Shkupi ishte kryeqyteti i atletikës evropiane” tha  Dobromir Karamarinov  kryetar i Federatë Europiane të Atletikës .

Advertisement

 I pranishëm në kë ceremoni  madhështore ishte njeriu i parë i atletikës botërore, Sebastian Koe, i cili konsiderohet edhe kandidati më serioz për president të ri të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar,përfaqësues nga të gjitha Federata Kombëtare të Atletikës, në Europë dhe  Ministri i Sportit  në Qeverinë Maqedonisë Veriut Borko Ristovski  dhe shumë emra të njohur të atletikës nga vende të ndryshme./TV KOHA/  Shaban Sinani

 

Exit mobile version