Lajme nga bota
Shtetet e Gjirit Persik paralajmërojnë për përshkallëzim pas sulmeve ndaj Iranit

Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të shteteve të Gjirik Persik paralajmëruan për një “përshkallëzim” nga Izraeli, pasi ky shtet sulmoi caqet ushtarake në Iran.
Irani mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit.
“Mbretëria e Arabisë Saudite shpreh dënon dhe denoncon” sulmet izraelite, dhe thekson “pozicionin e saj të qartë lidhur me kundërshtimin e përshkallëzimit të konfliktit në rajon që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e shteteve dhe njerëzve” në Lindjen e Mesme, shkroi Ministria e Jashtme e Arabisë Saduite në X.
Izraeli tha se kreu sulme “precize” ndaj caqeve ushtarake në Iran, në shenjë hakmarrjeje për një sulm me raketa që Irani kreu ndaj Izraelit në fillim të tetorit.
Irani pranoi se Izraeli sulmoi caqe ushtarake të tij dhe tha se gjatë sulmeve u vranë dy ushtarë.
Izraeli po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë që nga tetori i vitit të kaluar.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor, Izraeli dhe Hezbollahu – grupi militant libanez dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – kanë këmbyer zjarr në kufi.
Ministria e Jashtme saudite i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar dhe palëve në ndikim që të marrin rolet dhe përgjegjësitë e tyre për të ulur përshkallëzimin dhe për t’i dhënë fund konflikteve në rajon”.
Ministria e Jashtme e Katarit, shtet që po ndërmjetëson përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gazë, shprehu “shqetësim të thellë lidhur me pasojat serioze që mund të prodhojë ky përshkallëzim” nga Izraeli.
Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu dënuan sulmet izraelite ndaj Iranit dhe shprehën “shqetësim të thellë” lidhur me “pasojat në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
Ndërkaq, Omani, shtet që për një kohë të gjatë luan rolin e ndërmjetësit mes Iranit dhe shteteve perëndimore tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit “nxisin cilin e dhunës dhe minojnë përpjekjet” për uljen e tensioneve.
Ky shtet tha se komuniteti ndërkombëtar duhet “t’i japë fund këtyre shkeljeve flagrante të territorit të shteteve fqinje”.
Ministria e Jashtme e Kuvajtit po ashtu dënoi sulmin dhe akuzoi Izraelin për “rrezikim të sigurisë në rajon”.
Izraeli tha se gjatë sulmeve në Iran, goditi ndërtesa të prodhimi të raketave, raketa dhe sisteme të tjera në disa rajone, duke paralajmëruar se Teherani “do të paguajë çmim të lartë” nëse kundërpërgjigjet.
Izraeli ishte zotuar se do të hakmerrej ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor lëshoi një breshëri prej 200 raketash ndaj Izraelit. Ky ishte sulmi i dytë i drejtpërdrejtë që Irani kreu ndaj armikut të tij të përbetuar, Izraelit. Shumica e raketave u rrëzuan, por u vra një person.
Irani kishte kryer edhe një sulm me raketa ndaj Izraelit në prill, teksa ky shtet mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit.
Lajme nga bota
Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Në Xhaminë e Shahit në Teheran, një nga më të rëndësishmet në Iran, është ngritur flamuri i kuq, një simbol i rrallë, por shumë domethënës në traditën shiite.
Flamuri i kuq lidhet me historinë e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në betejën e Karbalas në vitin 680. Për myslimanët shiitë, ky flamur përfaqëson gjakderdhjen e padrejtë dhe është një thirrje për hakmarrje dhe drejtësi.
Ngritja e këtij flamuri ndodh zakonisht në momente shumë të rëndësishme dhe shihet si paralajmërim për ndonjë reagim të ashpër. Kësaj here, veprimi vjen pas sulmit të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.
Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjet. Ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.
Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.
“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”- tha Khamenei.
Ai shtoi se: “Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, të cilin patjetër do ta shohë”./Al Jazeera
Lajme nga bota
Shtrenjtim i madh i naftës në bursat globale pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

Çmimet e naftës në disa bursa ndërkombëtare shënuan rritje për më shumë se 6 për qind të premten, duke e arritur nivelin më të lartë në gati pesë muaj, pasi Izraeli kreu sulme ndaj Iranit, duke i përshkallëzuar në masë dramatike tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke i shtuar shqetësimet për pengesa ndaj dërgesave të karburanteve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” u rrit për 6,63 për qind dhe shkoi në 73,96 dollarë për fuçi.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” u rrit për 7,33 për qind dhe shkoi në 73,03 dollarë për fuçi.
Rritjet e çmimeve të premten ishin lëvizjet më të larta brenda ditës që nga viti 2022, pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e shkaktuar rritjen e madhe të lëndeve të energjisë.
Izraeli tha se në sulmet ndaj Iranit ka vënë në shënjestër qendra bërthamore, fabrika të raketave balistike dhe komandantë ushtarakë në fillimin e atij që paralajmëroi se do të jetë operacion i gjatë për t’ia parandaluar Teheranit prodhimin e armëve bërthamore.
Disa tregtarë të naftës në Singapor thanë se është ende shumë herët për të thënë nëse sulmi izraelit do të ndikojë në dërgesat e naftës në Lindjen e Mesme, pasi një gjë e tillë do të varet nga mënyra se si do të hakmerret Irani dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë apo jo./Nacionale
Lajme nga bota
Panik në Izrael – qytetarët vërshojnë dyqanet

Rrjeti i dyqaneve në Izrael, Carrefour raporton një rritje prej 300 për qind të blerësve këtë mëngjes.
Izraelitët po boshatisin raftet – ujë, bukë, ushqim për fëmijë, produkte higjienike dhe bateria elektrike.
Supermarketet janë mbushur plot pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se lufta me Iranin do të jetë e gjatë me Iranin.
Ndërkohë, pas konfirmimit të sulmeve, çmimi i naftës Brent u rrit me mbi 9 për qind, duke kaluar 98 dollarë për fuçi, niveli më i lartë për këtë vit.
Ari dhe obligacionet shtetërore amerikane janë rritur, teksa investitorët po kërkojnë asete më të sigurta në një klimë të pasigurt.
Ndryshe, sulmi mund të nxisë një zinxhir reagimesh nga Hezbollah në Liban, milicitë në Irak dhe rebelët Houthi në Jemen duke zgjeruar konfliktin përtej kufijve të Iranit dhe Izraelit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve