Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLLË NESËR NË PROGRAM NDESHJET E XHIROS SË DYTË, SKËNDIJA KUNËR BORECIT

Kampionati në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së dytë të sezonit vjeshtor, ku ka disa ndeshje interesante, ndërsa derbi i javës zhvillohet në Tetovë mes klubit të volejbollit Shkëndija dhe Borecit të Velesit.

Klubi i volejbollit Shkëndija këtë sezon të ri e nisi me fitore që në xhiron e parë dhe atë në transfertë kundër Vesna Probishtip, ndërsa të shtunën në ora 19:00 në sallën e sportit te Gjimnazit të Tetovës është nikoqire e Borecit të Velesit. Trajneri Durim Luma për Televizionin Koha tha se ekipi është maksimalisht i përgatitur prandaj presim që të vazhdojmë rrugëtimin e fitoreve

‘’ Do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë pasi Boreci ka një ekip cilësore dhe është derbi i kësaj jave, pra javës së dytë. Ne do të bëjmë maksimumin që edhe këtë ndeshje ta fitojmë pasi e kemi konkurrentë të drejtpërdrejtë për hyrje në play off dhe besoj që edhe me angazhimin e lojtarëve por edhe me ndihmën e publikut se ne do t’ia dalim që edhe këtë ndeshje ta fitojmë dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë ‘’deklaroi trajneri Durim Luma

Kur jemi te volejbolli duhet të theksojmë se në Kuvendin zgjedhor të Federatës së Volejbollit pikërisht një anëtarë i këtij klubi është zgjedhur nën kryetar i Federatës. Trajneri Luma tha se Habil Ajeti është zgjedhur me plotë meritë dhe pretë që ai të jepi kontributin e tij për ngritjen e nivelit të këtij sporti

‘’Sigurisht se kjo ka të bëjë edhe me klubin e volejbollit Shkëndija, por edhe me tërë sportin shqiptar këtu në Maqedoni veçanërisht këtu në Tetovë. Besoj se Habil Ajeti është një figurë që meriton një post të tillë. Ne kemi shpresa që Habil Ajeti në të ardhmen të përfaqësojë volejbollin shqiptarë këtu në Maqedoni. Pra zgjedhja e tij si nënkryetar besoj se ky post të vazhdoj edhe disa mandate pasi në mandatin tjetër presim të ripërtërihet edhe më tej federata e Volejbollit dhe unë besoj që Habil Ajeti i cili ishte propozim i klubit tonë të përfaqësojë me dinjitet të gjitha klubet volejbollistike veçanërisht ato shqiptare ‘’tha trajneri Luma

Advertisement

Në ndeshjet tjera të xhiros së dytë në Ligën e parë të Volejbollit takohen:

Universiteti Tetovës – Vesna Probishtip

Liriia – Vardari

Janta Volej – Strumica

Susheva – Skopje

Advertisement

Rabotniçki – Universiteti “Goce Dell[ev” Shtip

Makedonija Xhio është e lirë./TV KOHA/

Exit mobile version