Site icon Tetova Expres

“Ndryshimet kushtetuese”, Mexhiti: Ka vullnet të mirë, për çdo hap opinioni do të njoftohet me kohë

Ndryshe nga kolegu i tij Arben Taravari, i cili menjëherë pas vizitës së kryetares së komisionit Evropian në Shkup, deklaroi se prej muajit dhjetor do të fillojnë ndryshimet kushtetuese, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, nuk dha afate se kur mund të ndodhte një gjë e tillë. Ai tha shkurt se ka vullnet të mirë, ndërsa për çdo hap tjetër opinion do të njoftohet me kohë.
“Ne vlerësojmë se punojmë me partnerët tanë strategjik, me partnerët e Qeverisë , ajo është rruga e vetme e qytetarëve dhe shtetit. Çdo ditë, normalisht do të njoftoheni për çdo hap që do ta arrijmë në këtë pjesë. Vullnet të mirë ka”, deklaroi Izet Mexhiti, Zv kryeministër i parë.

Exit mobile version