Site icon Tetova Expres

MEXHITI: POLLOGU MERITON MË SHUMË, DHE NE PO PUNOJMË PËR KËTË QËLLIM

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot inspektoi punimet në realizimim e dy projekteve kapitale për sigurimin afatgjatë të ujit të pijshëm në Përshevcë dhe Gllogj të Komunës së Tearcës.
Gjatë vizitës zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti tha se punimet në ndërtimin rezervuarit për ujë të pijshëm që po ndërtohet në Tearcë me mjete të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej mbi 18 milionë denarë e që është në fazën përfundimtare, respektivisht mbi 90 për qind të punimeve kanë mbaruar, dhe Sistemit për filtrimin e ujit të pijshëm në afërsi të fshatit Glogjë në vlerë prej mbi 61 milionë denarë, do të sigurohet ujë cilësor për mijëra banorë të kësaj zone.
‘Fshatrat Përshevcë dhe Gllogj furnizohen me ujë nga dy rezervuarë, në të cilët uji në akumulime nga lumi Bistricë vjen me marrje të përkohshme dhe nuk kalon në asnjë proces pastrimi. Për të përmirësuar këtë gjendje po realizojmë dy projekte kapitale me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej afro 80 milion denarëve’, tha Mexhiti.
Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti shtoi se akumulimi ekzistues është i pasigurt dhe pëson dëme çdo herë që bie shi, ku si pasojë qarkullon ujë i turbullt dhe i ndotur në tubacione dhe rezervuarë.
‘Për të pasur një ujësjellës funksional dhe ujë të pijshëm cilësor, është duke u ndërtuar ujëmbledhësi, tubacioni i furnizimit, rezervuari i sedimentimit dhe stacioni i filtrimit në dy anët e këtij lumi në Malin Sharr, ndërsa deri më tani ka përfunduar 24 për qind e projektit’ tha Mexhiti gjatë inspektimit të punimeve në këto dy lokacione.
Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti tha se banorët e Pollogut meritojnë ujë cilësor, dhe jetë me standarde bashkëkohore, dhe  në këtë drejtim ministrai dhe qeveria po punojmë në kontinuitet.
Exit mobile version