Site icon Tetova Expres

M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues

Këshilli mbikëqyrës i shoqërisë aksionare shtetërore për ofrimin e shërbimeve në navigacion ajror, M-NAV SHA Shkup, ka zgjedhur për anëtarë të Këshillit drejtues Vladimir Risteskin, Kliment Çepunjoskin dhe Buran Alitin, njoftoi sot M-NAV, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e mbajtur më 17 tetor, Këshilli mbikëqyrës me vendim e emëroi Vladimir Risteskin për kryetar të Këshillit drejtues të M-NAV SHA Shkup dhe drejtor ekzekutiv të Sektorit të Navigacionit të Aviacionit në M-NAV SHA Shkup me mandat 4 vjeçar.

Këshilli i ri drejtues në periudhën e ardhshme do të punojë në rritjen e efikasitetit dhe performancës së Kompanisë dhe zbatimin e projekteve strategjike të vonuara.

Prioritet është realizimi i trafikut ajror të sigurt dhe të rregullt, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të aviacionit, praktikave të rekomanduara dhe procedurave të shërbimit.

Kujtojmë se Komiteti për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve të Rënda të Aviacionit (KHAIRA) ka filluar aktivitetet në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) si pjesë e hetimit për ngjarjen e sigurisë në qiellin mbi Shkup më 7 shtator, në të cilën u shmang përplasja mes dy avionëve.

Advertisement

Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sanexpred” nga Dalaman i Turqisë për në Londër, Gatwick. Tridhjetë sekonda para se të ndaheshin, avionët ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 këmbësh. Para se të ndaheshin, një avion ishte ngjitur në 36,325 këmbë dhe tjetri kishte zbritur në 35,475.

Exit mobile version