Site icon Tetova Expres

Reagime të ashpra në lidhje me faljen e presidentes

Heshtje nga presidencë për reagimet e ashpra në lidhje me faljet e presidentes Gordana Siljanovska Davkova, e cila për nder të festës së 23 Tetorit liroi nga burgu persona me dosje kriminale. Sipas opozitës, faljet kanë zbuluar lidhjen e ngushtë mes VMRO-DPMNE-së në pushtet, partnerit koalicionues ZNAM që udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë dhe nëntokës. Përskaj kërkesës së përsëritur nga presidentja për ta anuluar faljen, LSDM-ja, sot kërkoi llogari dhe nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të të cilës punon komisioni për falje, e që sipas procedurës i jep propozimin me emra Presidencës.“Në këtë skandal të madh, roli i Ministrisë së Drejtësisë është kyç. Ministri i Drejtësisë nga Lëvizja ZNAM, patjetër të përgjigjen ndaj një pyetjeje të qartë. A ka dhënë Ministria e Drejtësisë mendim pozitiv për faljen e kriminelëve dhe narko bosëve. Ministri i Drejtësisë u detyrohet qytetarëve që të japë përgjigje pse hesht derisa skandali ka shpërthyer”, deklaroi Bogdanka Kuzeska zëdhënëse e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, porositi që komisioni për falje të jenë më serioz në punën e tyre që të falen ata persona që vërtetë e meritojnë faljen dhe jo si ky rast i cili, sipas Kasamit mund të jetë jo i hijshëm për vetë vendimmarrjen që është bërë në kuadër të Presidencës.Deklarata Ndryshe, presidentja Siljanovska Davkova ka falur 10 persona më 22 tetor. Në mesin e tyre u gjet Shenoll Masllani, i cili para pesë vitesh u arrestua për drogë, sulm ndaj një policit dhe armatim. Presidentja, e ka falur edhe Akif Ravmanovskin nga Haraçina, i cili është pjesë e grupit kriminal “Baron”, ndërkaq ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje. Ravmanovski, ndonëse kishte qenë në burg, para dhjetë ditëve u përfshi në incident të armatosur ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar. Për çudi edhe presidenti Stevo Pendarovski kishte falur, por pjesërisht, një pjesëtar tjetër të grupit Baron, për çka pati reagime të ashpra në opinion.Sipas procedurës, të dënuarit kanë të drejtë të parashtrojnë lutje për falje, ndërkaq më pas vlerësim duhet të japë burgu ku i dënuari e vuan dënimin, ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë formohet komision për falje. Propozimin, komisioni e dërgon deri te komisioni për falje i presidentit, ndërsa më pas vendimin përfundimtar e merr ekskluzivisht presidenti./ TV KOHA/

Exit mobile version