Site icon Tetova Expres

Prej sot shërbimet kadastrale me çmime më të ulëta për 75 %

Agjencia e Kadastrës ka njoftuar se nga sot hynë në fuqi çmimet e reja të shërbimeve kadastrale më të ulëta për 75 për qind. Sipas njoftimit, nëse një flet pronësi deri tani ka kushtuar 5000 denarë, tani e tutje do të kushtojë 1250 denarë. Janë lehtësuar edhe procedurat, pavarësisht sa fletë pronësi kërkon qytetari, pagesa e parë do të vlejë për të gjitha. Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Ivan Zhivkovski ka deklaruar se gjatë periudhës së ardhshme do të bëhen analiza shtesë mbi bazën e të cilave do të zgjerohet grupi i shërbimeve kadastrale për të cilat do të ketë ulje të çmimeve.

Exit mobile version