Lajme nga vendi
Në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet shfaqja madhështore e baletit “Zonja me kamelie”, nën muzikën e Xhuzepe Verdi
Në datat 30 tetor dhe 2 nëntor, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet shfaqja madhështore e baletit “Zonja me kamelie”, nën muzikën e Xhuzepe Verdit, ndërsa sfondi dramaturgjik është marrë nga “Traviata” e tij popullore.Shfaqjet do të luhen nën dirigjentin e të ftuarit nga Armenia, Eduard Ambarcumjan, koreografia është e një prej koreografëve kryesorë rusë Vasilij Medvedev, i cili punon me teatrot e mëdhenj “Bollshoi” nga Moska dhe “Marinski” nga Shën Petersburgi dhe skenografia dhe kostumet luksoze janë të Pavoll Jurashit nga Sllovakia.Në rolet e Margaritës dhe Armandit, më 30 tetor të parët do të performojnë: Marija Kiçevska Shokarovska dhe Francisko Himenez Ruiz (Spanjë), ndërsa më 2 nëntor: Natasha Trendafilova Gicev dhe Valeri Ljubenko (Ukrainë).Interpretojnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.“Nuk është hera e parë që historia e trishtë në “Zonja me kamelie” ka frymëzuar koreografët. Së bashku me kostumografin dhe skenografin, Pavoll Jurash, doja ta bënim shfaqjen klasike, tradicionale, por edhe origjinale, ndryshe nga të tjerat.” – Vasilij Medvedev, koreograf.
![]()
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

