Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë vendim për faljen e personave të dënuar, me të cilin disa të dënuar u janë ulur dënimet.
Sipas vendimit, ekzekutimi i dënimit të shqiptuar me burg zëvendësohet me dënim me kusht për personat e mëposhtëm:
Akif Bejadin Ravmanoski nga fshati Haraçinë, i cili është dënuar me kusht prej 1 vit e 3 muaj.
Nikolla Dimitria Tripçevski nga Ohri, i cili është dënuar me 1 vit.
Gjithashtu, pjesërisht lirohen nga ekzekutimi i mëtutjeshëm i pjesës së papërfunduar të dënimit këta të dënuar:
Muharrem Veap Ali nga Shkupi, i cili u lirua për 2 muaj.
Todor Dimitar Popov nga fshati Miravci, i cili u lirua për 3 muaj.
Tomislav Ilija Simonov nga Shkupi, i cili u lirua për 2 muaj.
Pero Stojan Kuzmanovski nga Gradsko, i cili u lirua për 3 muaj.
Zhivko Andon Delixhakov nga Bogorodica, i cili u lirua nga burgu për 3 muaj.
Vlladimir Atanas Taleski nga Manastiri, i cili u lirua për 7 muaj.
Marjan Milço Efremov nga Shkupi, i cili u lirua për 7 muaj.
Ky vendim hyn në fuqi nga dita e miratimit.