Duke komentuar deklaratën e Ministrit të Vetëqeverijes Lokale Zllatko Perinski se komunat nuk kanë të drejtë të financojnë Akademinë Shqiptare, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka thënë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare për Art dhe Shkencë.
I pyetur se kur do të shpërndahen mjetet për këtë institucion, Kasami tha se ky financim do të parashihet në buxhetin e komunave për vitin 2025.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, tha se nuk ka mundësi ligjore që komunat të financojnë punën e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, pas paralajmërimeve se këtë do ta bëjnë katër komunat, ajo e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit. Perinski konsideron se do të ishte më e përshtatshme që komunat të punojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, sesa të ndajnë mjete për diçka që nuk do të ketë funksion në të ardhmen./TV KOHA/