Site icon Tetova Expres

Në Kuvendin e RMV-së u promovua “dhoma e shurdhër”, e mbrojtur nga ndjekja dhe përgjimi i paautorizuar

Në prani të të gjithë sektorit të sigurisë, me në krye drejtorët e ASK-së dhe AOT-s, sot u promovua dhoma e mbrojtur, e bërë me materiale që parandalojnë ndjekjen dhe përgjimin e paautorizuar, transmeton Portalb.mk.

Këtu, komisionet parlamentare të Përgjimit dhe Monitorimit të Inteligjencës do të mund të shqyrtojnë informacione të klasifikuara dhe konfidenciale, pa mundur t’i regjistrojë askush nga jashtë.

Në prezantimin e performancës së dhomës së mbrojtur, nuk u përmend nëse një anëtar i këtyre komisioneve, deputet apo drejtor i ardhur nga jashtë, mund të ndezë celularin dhe të regjistrojë nga brenda.

Kjo dhomë është në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së dhe është ndërtuar në kuadër të Programit të Reformës së Sektorit të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Vendosja e dhomës së mbrojtur dhe hapësirës së mbrojtur të punës është rezultat i partneritetit strategjik midis Kuvendit të RMV-së dhe DCAF – Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë, e cila i thekson përpjekjet e përbashkëta për të forcuar qeverisjen demokratike dhe për të siguruar mekanizma gjithëpërfshirës të përgjegjësisë në kuadër të sigurisë së vendit.

Advertisement
Exit mobile version