E mërkura e ardhshme (23 tetor) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së, kështu njofton Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinis. Të mërkurën do të shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.
“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, është ditë jo-pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinis.