Dy fitore të skuadrave vendase tre barazime dhe një fitore e mysafirëve me 11 gola të shënuar dhe dy kartonë të kuq është epilogu i gjashtë ndeshjeve të xhiros së 10-të në Ligën e parë të futbollit vendor që u zhvilluan sot. Rabotniçki e vetmuar e kryeson tabelën tani me 22 pikë para Shkëndijës që ka 19 pikë.
Besa e Dobërdollit në stadiumin e qytetit në Gostivar në një atmosferë mjaftë mirë me praninë e mbi një mijë tifozëve arriti të shënon fitore të merituar 2-1 kundër ekipit të Vardarit. Ishte kjo fitorja e tretë sezonale që kësaj radhe është meritë e autorëve të golave Xhemail Esatit dhe Imran Fetait. Gjithsesi se njeriu më lumtur për fitoren kundër Vardarit ishte trajneri Berat Imeri i cili debutoi në një ndeshje zyrtare si trajner përgjegjës i ekipit. Ai pas ndeshje tha se këtë fitore ia dedikon publikut dhe presidentit të ekipit
“Fitore shumë e rëndësishme, fitore plotësisht me meritë. Këto loja fitohen vetëm në këtë mënyrë. Mendoj se ishte një ndeshje shumë dramatike ku meritat më të mëdhaja shkojnë për futbollistët. Ato ishin aktorët dhe faktorët kryesor për këtë fitore. Këtë fitore ia dedikojmë publikut që na ka mbështetur në çdo moment dhe kjo fitore shkon për presidentin e klubit.” Deklaroi pas ndeshjes trajneri Berat Imeri
Në stadiumin e qytetit në Shtip,Tikveshi dhe Shkëndija i ndajtën pikët duke luajtur me barazim 0-0. Trajneri i ekipit Jeton Beqiri pas ndeshjes pak sa i pakënaqur me lojën sidomos në pjesë e parë por pranon barazimin si rezultat real.
‘’Unë mendoj se kishim një pjesë të parë shumë të dobët dhe kishim një pjesë të dytë ku ishim në nivel shumë të mirë, në momente të veçanta nuk u shfrytëzuan rastet që u krijuan. Ndeshje shumë e fortë kundër një ekipi cili është cilësor pavarësisht vendit në tabelë. Keqardhje kam vetëm për pjesën e parë shumë të dobët ‘’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Kampioni në fuqi Struga Trim Lum ka pësuar fiasko në terrenin vendas duke humbë nga Sileksi me rezultat të thellë 1-4. Autor të golave për Sileksin ishin Aliq, Ignatov dhe dy herë Osman, ndërsa golin e nderit për vendasit e ka shënuar Sava Radiq.
Me barazime kanë përfunduar ndeshjet AP Brera – Voska Sport si dhe ndeshja në Manastir mes Pelisterit dhe Shkupit. Fitore të rëndësishme ka shënuar lideri në renditjen e tabelës Rabotniçki që mundi Gostivarin 1-0 me golin e Atdhe Mazarit. Pas 10 xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Rabotniçki me 22 pikë, para Shkëndijës që ka 19 , ndërsa dhe Sileksit dhe Gostivari ndajnë vendin e tretë me nga 17 pikë.
Rezultatet e xhiros së 10-të
AP Brera – Voska Sport 1-1
Besa 1976 – Vardari 2-1
Pelisteri – Shkupi 0-0
Rabotniçki – Gostivari 1-0
Struga Trim Lum – Sileksi 1-4
Tikveshi – Shkëndija 0-0
Tabela: 1.Rabotniçki 22 pikë, 2.Shkëndija 19, 3.Sileksi 17, 4.Gostivari 17, 5.Struga Trim Lum 15, 6.Shkupi 13, 7.Besa Dobërdoll 12, 8.AP Brera 12, 9.Pelisteri 11, 10.Tikveshi 8, 11.Vardari 7, 12.Voska Sport 6 pikë
Java e 11-të, më 27 tetor, me fillim në ora 13:00. Takohen:
Shkendija – Struga Trim Lum
Shkupi – Tikveshi
Sileksi – Besa 1976
Vardari – Rabotniçki
Voska Sport – Pelisteri
Gostivari – AP Brera
/TV KOHA /Shaban Sinani