“Java e Veçantë Studimore” 2024, që organizohet nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës dhe nga Shoqata “Arsimi” nga Zvicra këtë vit mbahet në territorin e komunës së Bogovinës. Me këtë rast tema e kësaj jave studimore është diversiteti në fshatrat e komunës së Bogovinës.Hapja solemne është bërë në oborrin e shkollës fillore Abdyl Frashëri të fshatit Bogovinë. Kryetari i kësaj komune Besnik Emshiu theksoi se është privilegj që komuna që drejton ai do të jenë nikoqire e këtij aktiviteti.
Java e veçantë studimore organizohet nga Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me shoqatën Arsimi nga Zvicra dhe përvoja nga vitet e kaluara ka bërë që ky aktivitet me karakter studimor të vazhdojë edhe këtë vit. Mahir Mustafa Shoqata “Arsimi” nga ZvicraJava e veçantë studimore këtë vit i kushtohet eksplorimit të dy temave edhe atë Diversiteti Natyror dhe Diversiteti Kulturor.Gjatë ditës së sotme nxënësit e shkollës fillore Abdyl Frashëri të fshatit Bogovinë kishin ekspozuar ushqime tradicionale dhe punime të ndryshme të cilët ishin realizuar nga ato.Gjatë aktiviteteve tjera në ditët në vazhdim do të vizitohen edhe vendbanime tjera të kësaj komune, atraksionet turistike e kështu me rradhë.