Site icon Tetova Expres

Policia jep detaje të reja për aksidentin në autostradën Shkup-Veles ku humbën jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin tragjik i cili ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Shkup-Veles afër tunelit në Katllanovë, transmeton TV21.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:35, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 32 vjeçari O.D. nga Velesi ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.

“Nga plagët e marra në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë, A.N (37), J.A (47) dhe D.C. (66), që të tre nga Velesi. Ndërsa, me lëndime të rënda ka mbetur shoferi O.D. dhe pasagjerët të tjerë Z.S. (59) B.Z. (67) H.H. (33) dhe B.P. (41), të gjithë nga Velesi”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi inspektues nga SPB-Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.

Prokuroria njoftoi dje se në vendngjarje është thirrur eksperti rrugor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Exit mobile version