Vjehrra e Eleonora Toçit, 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali, ka mohuar akuzën e babait të viktimës se ishte ajo shkaktarja e ndarjes mes tyre.
Lulzim dhe Eleonora Toci ishin divorcuar disa muaj më parë, por ishin bashkuar sërish dhe e reja kishte shkuar bashkë me të në Itali.
Vjehrra e saj tha në emisionin “Me zemër të hapur”, se në kohën që nusja jetonte në Shqipëri jetonin të ndarë dhe se bashkë me burrin u conin ushqime.
Ajo thotë se është e lënduar nga ngjarja, madje thotë se djalin e saj dhe mund ta vrasin.
Jeni akuzuar nga zoti Mehmet se je shkaktarja e divorcit? E keqtrajtonit?
Nuk kanë pasur asnjë lidhje me mua. Unë kam qenë në shtëpinë time, kemi qenë të ndarë. Dhe unë kam fëmijë. Vocin tim që e ka bërë këtë punë shkoni vriteni, tjetër gjë nuk kam çfarë të them.
Nuk i merrnim ne lekët. Ne i çonim asaj dhe fëmijëve. A ke fëmijë ti? Ai lë pa bukë fëmijët e fëmijëve? Ka qenë në asistencë, ne iu çonim ushqime.
Nuk kishte lidhje me ne ajo fare.
Ju e dinit gjendjen e djalit? Çfarë ju tha mjeku?
Mjeku na tha mos e lini vetëm. Para tre muajsh ka bërë një vizitë në Tiranë, u vizitua. Ka ikur me çantën me ilaçe.
Babai: “Edhe në Peshkopi ka qenë i shtruar. E kam çuar në urgjencë 2-3 herë”.
Nëna: “Ai ka kaluar depresion moj zonjë pse nuk e kuptoni. I ka ikur truri. Ai vuante, ishte i sëmurë.
Edhe ata janë të përvëluar dhe unë jam e përvëluar. Edhe vocin tim vriteni ku ta gjeni. Çfarë të them më?! Unë jam e sëmurë”.