Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit, por nga ana tjetër,
taktizimi për shtyrjen e seancës për shqyrtimin e dispozitave të ligjit të gjuhëve me
arsyetimin e ndjeshmërisë së situatës, prej ditësh nxit debate mes partive politike dhe
ekspertëve, mbi veprimet e fundit të institucionit më të lartë, Gjykatës Kushtetuese.Bwhet
e ditur se Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminim është duke e ndjekur
me vëmendje të shtuar situatën, jo vetëm lidhur me vendimin e fundit të Kushtetueses,
balancuesin, por edhe argumentet e rreshtuara në këtë rast nga gjykatësit përbërës.Nga ky
institucion siguruan se çështja është adresuar tashmë:“Komisioni për parandalim dhe
mbrojtje nga diskriminimi është duke ndërtuar qëndrim rreth çështjes së balancuesit si
masë afirmative dhe mekanizëm për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të
entitetet të ndryshme shoqërore në institucione dhe organe shtetërore. Në fillim të javës
se ardhshme qëndrimi zyrtar i Komisionit rreth balancuesit do të shpallet publikisht”,
thonw nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.Komisioni për
parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi është një nga organet që e bazon veprimtarinë
e tij pikërisht mbi të ashtuquajturin diskriminim pozitiv, dhe si një organ i pavarur dhe
profesional që u përgjigjet nevojave të qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ka si
mision nxitjen e ndryshimeve pozitive për barazi thelbësore, promovimin e të drejtave të
njeriut dhe eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit.Kryetari i këtij komisioni,
Limko Bejzarovski pritet ta shpalosë vendimin e këtij komisioni, ditën e martë në
kuvend.Avokati i Popullit, si përgjegjës për monitorimin e përfaqësimit të minoriteteve, e
cilësonte vendimin për si politik.Edhe vetë anëtari i Kushtetueses, Osman Kadriu e quajti
antikushtetues vendimin, madje shkoi më tej duke kërkuar parim Badenter në këtë
institucion