Site icon Tetova Expres

Sfida e Tik-Tokut që çoi në vetëlëndim 13 fëmijë, Gjakova ua ndalon telefonat nxënësve në shkolla

Rreth 13 nxënëse në Gjakovë kanë lënduar vetën të ndikuar nga një video- lojë një rrjetin social Tik – Tok.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi tha për portalin rtv21.tv se fillimisht më 7 tetor rasti në polici është lajmëruar nga Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, e cila ka njoftuar për tri nxënse të dyshuara se janë viktima të vetlëndimit.

“Viktimat femra kosovare të mitura, janë dërguar në tretman mjekësor. Më vonë, me datën 08.10.2024 janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera, mbi dyshimin se edhe këto kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore.”, tha Elezaj.

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumonova Baçi i tha portalit rtv21.tv se janë ndërmarrë masa pas këtij rasti.

“Pas një informate jo zyrtare (nga një prind) te premten ne mbrëmje për vetëlëndim nga vajzat kemi lajmëruar drejtoret e shkollave qe te hënën te fillojnë edhe kontrollet ne shkolla bashke me psikologë dhe me kujdestaret e klasave. Ne ndërkohë kemi lajmëruar edhe zyrtarët policor, dhe veç ne kontrollet e djeshme dhe pardje ka rezultuar te identifikohen 13 nxënëse me vetëlëndime të mëhershme.”, tha ajo.

Advertisement

Më tej Kumonova Baçi shtoi se nga sot do të ndalohen telefonat celularë në shkolla.

“ Zyrtaret policor po merren me te gjitha procedurat dhe mjeket me ekzaminimin e kohës se plagëve te shkaktuara. Kjo ka te bej me një sfidë të rrjetit social “Tik Tok”, dhe zakonisht e bëjnë vajzat. Nxënëset janë të shkollave te mesme te ulëta. Shkollat sot janë duke zhvilluar kontrolle ne te gjitha klasat, dhe nga sot e tutje do te ndalohet rreptësishtë mbajtja e telefonave mobil nga nxënësit. Në rast se psikologet apo kujdestaret vërejnë shenja te dyshimta ne duar te nxënësve atëherë do te lajmërohen menjëherë zyrtaret policor dhe do te vazhdojnë me procedurat hetimore.”, deklaroi ajo.

Në anën tjetër Prokuoria Themelore në Gjakovë njoftoi se është inicuar rast shtytje në vetëvrasje.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, ashtu që veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japim më shumë informata lidhur me këtë rast.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për portalin rtv21.tv

Ky nuk është rasti i parë i raportuar për lëndimet e nxënësve të nxitur nga Tik- Tok, në maj të këtij viti është raportuar për 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë./21Media

Advertisement
Exit mobile version