Site icon Tetova Expres

Filipçe kërkon seancë urgjente në Kuvend për procesin eurointegrues

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe kërkon seancë urgjente në Kuvend për procesin eurointegrues në të cilën kryeministri do të duhet të tregojë se cili është plani i tij dhe si do të vazhdojë procesi.

Sipas tij, deklaratat nga eksponentët e qeverisë janë konfuze dhe vetë ministrat e përgënjeshtrojnë Mickoskin.

“Tani që në mënyrë të njëanshme e ndërpreu rrugën eurointegruese diçka për të cilën vlerësoj se nuk ka asnjë të drejtë, as etike, as morale dhe as politike, përkundrazi e ka për detyrë ta vazhdojë këtë rrugë, diçka që e pret shumica e qytetarëve, e vërtetuar përmes gjithë anketave që janë bërë. Ai është vendi ku diskutohet për këto çështje. Më vjen keq që ministri i tij Murtezani e përgënjeshtron në deklaratat e tij se gjoja se ka ndonjë mbështetje që të sillen vendime kushtetuese me zbatim të prolonguar. Vetë ministri tha se në BE nuk ka disponim për këtë gjë. Prandaj vlerësoj se këto deklarata konfuze, këto tone jo të harmonizuara që lënë përshtypjen se atje sundon një mungesë perspektive, duhet të sqarohen në Kuvend, duhet ta dimë cili është plani i qeverisë dhe si ne do ta vazhdojmë rrugën integruese”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së. / Alsat.mk

Exit mobile version