Në njësinë policore në Tearcë dje rreth mesditës është raportuar se në vendin e quajtur “Karaxhica”, atar në fshatin Jeloshnik, janë gjetur eshtra njerëzore.
“Një grup hetimor i MPB-së së Tetovës dhe Prokurorisë Publike kanë kryer hetim, gjatë të cilit është konstatuar se me shumë gjasa ka qenë O.D (81) e cila ka pasur probleme shëndetësore dhe për të cilën më 11.08.2024, vajza e saj T.G. ka raportuar se është larguar nga shtëpia dhe sipas përshkrimit në kallëzim rrobat dhe sendet e gjetura me trupin përputhen. Me urdhër të prokurorit, pjesët e trupit janë dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Pas denoncimit për zhdukjen e Olgicës më 11 gusht, familja ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj përmes rrjeteve sociale dhe mediave