Site icon Tetova Expres

Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi

Janë duke u pritur raportet nga organet e hetimit të cilët duhet të konstatojnë shkaqet e vdekjes së foshnjës 14 muajshe , e cila humbi jetën dy ditë më parë në klinikën e Fëmijëve në Shkup. Ndërkohë për këtë rast kanë vazhduar përplasjet politike. Partia opozitare LSDM kërkon përgjegjësi. “Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik brenda një jave në objektet shëndetësore. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Opinioni meriton të dijë se ku janë bërë dështimet”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Ndërsa, mbrëmë drejtori i klinikës së fëmijëve Rexhep Memedi tha se në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari një ditë më parë pranoi se foshnja 14 muajshe disa herë ishte refuzuar që të shtrohet në spital. /Alsat.mk

Exit mobile version