Banorët e fshatit Jazhincë të komunës së Jegunocit,vazhdojnë të kenë probleme me marrjen e shërbimeve shëndetësore primare. Përderisa problemi kishte filluar të zgjidhet, megjithatë I njejti has në vështirësi burokratike. Banorët e këtij fshati, vite me rradhë kërkojnë që të gjendet zgjidhje lidhur me mungesën e mjekut edhe pse ambulanta tashmë është rregulluar në aspektin infrastrukturor.Nuk ka Ministër të Shëndetësisë në këto 10 vite që nuk ka premtuar zgjidhje për këtë problem por vetëm në mënyrë deklarative ndërsa mjeku amë në këtë fshat nuk arriti asnjëherë. Mjek për këta banorë premtoi edhe ministri shëndetësisë Arben Taravari, por në një formë më moderne, përmes telemedicinës. Kjo do të thotë se në vend të mjekut në fshat të vihet një infermiere kujdestare dhe një kompjuter me internet për kontakt me mjekun, i cili do bëj ekzaminimin dhe këshillimin e infermieres se çfarë trajtimi duhet t’i jepet pacientit.Zgjidhje tjetër sipas Taravarit nuk ka.Tarabari Fshati Jazhincë ka 30 vjet pa shërbim shëndetësor. E ka objektin e ambulancës, por nuk ka mjek amë, ndërsa banorët detyrojnë të udhëtojnë drejt fshatrave të tjerë ose mbi 35 kilometra për të shkuar në Tetovë për mjekim. Fshati Jazhincë ka rreth 150 shtëpi dhe mbi 1000 banorë të cilët përveç mungesës së ambulancës, kanë edhe probleme infrastrukturore. Në situatë të njëjtë janë edhe shumë fshatra të tjerë të malësisë sëSharrit, të cilët gjatë sezonit të dimrit, e kanë pothuajse të pamundur vizitën të mjeku si pasojë e mungesës së transportit, por edhe kushteve të këqija për udhëtim. Tv Koha