Site icon Tetova Expres

6 vjeçari nga Gostivari ndërron jetë gjatë stërvitjes në stadium

Mbrëmë në ora 20.25 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit është raportuar se nga stadiumi në lagjen Dutllok me ekip të Emergjencave mjekësore është sjellë një i mitur nga Gostivari pa shenja jete. Sipas raportit, fëmija gjashtëvjeçar është sëmurë gjatë stërvitjes së futbollit dhe pas disa tentativave për reanimim, mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi i Policisë së Gostivarit në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

 

Exit mobile version