Me datë 03.10.2024 në ora 13.45 në Pirok të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.H.(30) nga Piroku nën dyshimin se ka kryer veprën penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent” e dënueshme sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse. Gjatë kontrollit të celularit të tij, është konstatuar se ai përdorte një faqe interneti për lojërat e fatit online për të cilat kishte të drejta administrative për të krijuar përdorues të tjerë. Gjithashtu është gjetur edhe një listë e lojtarëve që kanë qenë aktivë, si dhe gjendja e kreditit të vendosur, me shumën e bilancit dhe kreditet e disponueshme, si dhe mesazhe në mjetet e komunikimit me kërkesat për të rimbushur kreditet në platformë. Atij i është konfiskuar celulari dhe është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me DAP dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kryer kontroll edhe në lokalin e basteve sportive në fshatin Pirok, ku ai punonte, në pronësi të E.Sh. dhe I.Sh, të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi në funksionimin e pikave të basteve, për të cilat do të merren masat përkatëse nga institucionet kompetente. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatës.
30 vjeçari nga Piroku organizoi lojra të fatit, arrestohet nga Policia
