Site icon Tetova Expres

Shpallen konkurset për ndarjen e bursave për nxënës në RMV, aplikimi elektronik zgjat deri më 15 tetor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2024-2025 dhe gjenden në linkun. Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024.

Siç theksojnë nga MASH, bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash ndërsa kushtet për të drejtën e shfrytëzimit të bursës si dhe dokumentet e nevojshme, janë të shenuara në secilin prej konkurseve.

“MASH-i ofron mbështetje për aplikantët përmes Sektorit për standardin e nxënësve dhe studentëve.

Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit e këtij sektori, janë të shenuar në linkun. Gjithashtu, për pyetje shtesë, aktive është adresa elektronike ucenicki.stipendii@mon.gov.mk ,” theksohet në kumtesën nga Ministria.

Exit mobile version