Site icon Tetova Expres

Filloi viti i ri akademik në Universitetin e Tetovës

Në Universitetin e Tetovës ka filluar viti akademik 2024/25.Ceremonia e pritjes së studentëve është mbajtur para rektoratit të këtij universiteti ku studentët u pritën nga stafi akademik. Në fjalimin e tij rektori i këtij universiteti Jusuf Zejneli tha se për nga historia Universiteti i Tetovës është aritja më e madhe e shqiptarëve të këtyre trevave dhe gjatë rrugëtimit u ka prirë shumë proceseve dhe organizimeve të mëdha kombëtare politike e shoqërore. Rruga e dijes është e mbushur me shumë sfida dhe u duhet të jeni të vetëdijshëm se cdo vit akademik sjell me vete risi dhe mundësi të shumta për të mësuar gjëra të reja, për të sfiduar veten dhe për të zgjeruar horizontet tuaja.Ju do të përballeni me sfida, vështirësi, sakrificë, mund e përpjekje, por edhe me shumë aritje dhe suksese që do të formojnë karakterin tuaj dhe do t’ju përgatisin për të ardhmen si profesionistë të dalluar. Është e rëndësishme të mbani mend se suksesi nuk është gjithmonë në fund të rrugës, por në vetë procesin e përpjekjes, tha para studentëve rektori Jusuf Zejneli.“Deri sa jeni bërë pjesë e Universitetit tonë, ju i jeni bashkuar një komuniteti që vlerëson jo vetëm përsosmërinë akademike, por edhe rritjen personale, diversitetin dhe përfshirjen. Tani më, ju përbëni një mozaik talentesh, kulturash dhe prejardhjesh të ndryshme që pasurojnë mjedisin tonë akademik. Andaj ne drejtuesit e Universitetit të Tetovës bashkë me stafin akademik dhe atë administrativ jemi përkushturar për t’ju udhëhequr dhe mbështetur në këtë udhëtim arsimor – shkencor. Ne do të përpiqemi vazhdimisht që të krijojmë për ju një mjedis më të mirë arsimor dhe të ju ndihmojmë juve të arrini qëllimet tuaja akademike.Universiteti i Tetovës, është një institucion serioz i cili ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e studentëve. Nëpërmjet gamës së gjerë të programeve studimore, infrastrukturës si dhe resurseve, ne do të ju orfojmë juve mundësi të shumta zhvillimi professional”u shpreh rektori Jusuf Zejneli.Gabimet janë pjesë e mësimit, dhe nuk duhet t’i shikoni si pengesa, por si mundësi për të rritur njohuritë dhe aftësitë tuaja. Mbështetja që merrni nga njëri-tjetri dhe nga profesorët tuaj është thelbësore. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë kur ndiheni të pasigurtë, dhe njëkohësisht, ofroni ndihmën tuaj atyre që kanë nevojë. Bashkëpunimi dhe përkushtimi janë dy nga çelësat që do t’ju çojnë drejt suksesit, theksoi mes tjerash rektori Zejneli.Në fund, në mënyrë simbolike janë ndarë edhe indeksat për studentët që këtë vit fillojnë vitin e ri akademik në Universitetin e Tetovës./Tv Koha/

Exit mobile version