Site icon Tetova Expres

Takim ministror mbi Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport

Takim ministror për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacione, hulumtime, arsim, kulturë, rini dhe sport do të hapet sot në Shkup, në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Takimi do të jetë i karakterit punues, me vetëm disa seanca të hapura për media.

Do ta hapë nga Iliana Ivanova, eurokomisionere për inovacione, hulumtim, kulturë, arsim dhe rini.  Është paraparë prania dhe fjalimi i ministrave nga Maqedonia e Veriut dhe nga rajoni, si dhe përfaqësues nga drejtoritë përkatëse të Komisionit Evropian, organizatat ndërkombëtare dhe bashkësia e biznesit.

Sipas paralajmërimit nga Delegacioni i BE-së në Shkup, në hapjen zyrtare të Takimit ministror do të marrin pjesë ministrat e Arsimit dhe Shkencës dhe të Kulturës, Vesna Janevska dhe Zoran Lutkov, si dhe ministri i Kulturës dhe Inovacionit Balash Hanko nga presidenca hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian. Në prag të Takimit ministror dje është mbajtur një nga sesionet e planifikuara.

Siç kumtoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, Agjenda për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport e vendos rajonin në drejtim të mirë për bashkëpunim më të thellë me BE-në dhe Takimit ministror do të fokusohet në përpjekjet e përbashkëta për zbatimin e tij.

“Ministrat e pranishëm në takim dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për rolin e rëndësishëm të Zonës Evropiane të Hulumtimit dhe Agjendës Evropiane të Inovacioneve, në të cilin të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor janë plotësisht të integruar”, thuhet në kumtesë.

Advertisement
Exit mobile version