Lajme nga vendi
QMK: Një alpiniste është gjentur e vdekur në Malin Sharr

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se ka pasur kërkime për një alpiniste të humbur në Malin Sharr, që ka vazhduar edhe sot, por fatkeqësisht ajo është gjetur sot në mëngjes pa shenja jete.
QKM Rajonale e Tetovës ka raportuar se në numrin e vetëm të emergjencës 112, dje në orën 11:57 është marrë një telefonatë për një alpinist të moshuar (72 vjeç) të zhdukur në Mali Sharr në zonën e Lubotenit, pas së cilës është organizuar kërkime të cilat ka vazhduar deri mëngjesin e sotëm, kur zbardhi agimi.
Në kërkime janë përfshirë rojtarët e NP “Mali Sharr” së bashku me drejtorin e tyre, 12 specialistë të MPB-së, pesë policë nga DPB Tearcë. NP “Mali Sharr” mëngjesin e sotëm ka raportuar se sot në orën 07:30 gruaja është gjetur në zonën e “Ruzhen Kamen”, por pa shenja jete. Për nxjerrjen e viktimës nga terreni i vështirë dhe i paarritshëm ka ndërhyrë edhe alpinisti Nadir Murseli, i cili ndihmon në raste të tilla në Malin Sharr. Një ekip nga SPB Tetovë do të kryejë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori Publik”, thuhet në njoftimin e QMK-së.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve