Site icon Tetova Expres

Është shpëtuar një notar në liqenin e Dojranit i cili ka kërkuar ndihmë shkaku i motit të keq

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka informuar se dje rreth orës 16:30 është kërkuar ndihmë në numrin 112 për të shpëtuar një person i cili ka pasur vështirësi duke notuar në liqenin e Dojranit afër vendit “Kaldërma” për shkak të motit të keq me erë, dallgë dhe rryma liqenore. Personi u shpëtua nga policia e Stacionit Policor të Dojranit, transmeton Portalb.mk.

Nga sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës njoftuan se personi kishte notuar deri në bregun afër kufirit grek. Prej aty ai u mor nga pjesëtarët e MPB-së dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Exit mobile version