Lajme nga bota
Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA nis forcimin e fuqisë së saj ajrore në rajon, zëdhënësi i Pentagonit: Nëse Irani na sulmon do ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm
“Austin rriti gatishmërinë e forcave shtesë amerikane për t’u vendosur, duke rritur gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur rasteve të ndryshme,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.
Njoftimi nuk detajonte se çfarë lloj avionësh të rinj mund të vendosen në rajon, por ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin nëse Irani i sulmon.
“Sekretari i Mbrojtjes Austin e ka bërë të qartë se nëse Irani, partnerët e tij ose përfaqësuesit e tij e përdorin këtë moment për të synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë”, shtoi Ryder.
Deklarata vjen mes shqetësimeve se konflikti mund të përhapet më tej në Lindjen e Mesme dhe të ndezë një luftë më të gjerë, pasi Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Liban javën e kaluar.
Ushtria izraelite ka treguar se po përgatitet të pushtojë Libanin jugor dhe tha të dielën se kishte nisur sulme shtesë ndaj objektivave në Liban.
Lajme nga bota
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dorasit raportohet se e lanë te dera e spitalit
Një shqiptar është ekzekutuar në Spanjë, ndërsa trupi i tij është braktisur në derën e spitalit.
Ngjarja ka ndodhur në ‘La Selva’ të Gironas, ku një automjet tip “Audi” braktisi në derën e spitalit “Blanes” një person të vdekur. Viktima, i identifikuar më pas si shtetas shqiptar, ishte qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.
Sipas policisë, mjeti që e braktisi ishte “Audi” ngjyrë e zezë me targa të huaja dhe brenda tij mendohet se kanë qenë 3 persona. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën.
Lajme nga bota
Izraeli vendos “mbyllje gjithëpërfshirëse” në Bregun Perëndimor në 1-vjetorin e sulmeve të 7 tetorit
Ushtria izraelite vendosi “mbyllje gjithëpërfshirëse” në Bregun Perëndimor të pushtuar në përvjetorin e parë të sulmeve të 7 tetorit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, autoritetet izraelite kanë vendosur “një unazë të plotë sigurie në Bregun Perëndimor duke mbyllur pikat e kalimit me Izraelin, duke parandaluar kalimin e punëtorëve palestinezë”.
Ushtria izraelite vendosi gjithashtu të rrisë praninë e saj ushtarake “në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në të gjitha frontet”, duke marrë parasysh ngjarjet e mundshme që mund të ndodhin më 7 tetor, përvjetorin e sulmeve të “Tufanit të Aksasë”.
– Pushtimi i Gazës nga Izraeli pas 7 tetorit
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi një sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me arsyetimin e “përgjigjes ndaj shkeljeve të vazhdueshme kundër palestinezëve dhe vlerave të shenjta, veçanërisht xhamisë Al-Aksa”.
Në sulmet e 7 tetorit, Izraeli njoftoi se kanë humbur jetën 1.200 izraelitë ndërsa janë plagosur 5.132 të tjerë.
Në sulmet e Izraelit që nga 7 tetori në Rripin e Gazës humbën jetën të paktën 41.770 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa 97.166 të tjerë janë plagosur
Përderisa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.
Ushtria izraelite ka njoftuar se që nga 7 tetori janë vrarë 724 ushtarë, prej të cilëve 346 gjatë procesit të pushtimit tokësor, ndërsa 4.448 të tjerë janë plagosur.
81 pengje izraelite dhe 240 palestineze u liruan reciprokisht gjatë “pauzës humanitare” në konflikt, e cila u dha për 4 ditë më 24 nëntor 2023 dhe më vonë u zgjat edhe për 3 ditë të tjera. Nga ana tjetër, Izraeli vazhdoi të arrestonte dhe burgoste mijëra palestinezë.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, të paktën 741 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze që nga 7 tetori 2023.
Lajme nga bota
Gjendet pas 11 vitesh në Gaza dhe lirohet 21-vjeçarja
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve