Site icon Tetova Expres

Rreth 140 nxënës në Shkup me simptoma të helmimit, u mbyll kuzhina e shkollës

Një fëmijë nëntë vjeçar, i cili vijonte mësimet në shkollën fillore “Gjorgija Pulevski” në Aerodrom të Shkupit, ka kërkuar ndihmë në Klinikën për fëmijë pasi ka pasur probleme me stomakun, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Fëmija, sipas drejtorit të Klinikës, Rexhep Memedi, ka qenë lehtë i dehidratuar dhe do të trajtohet në baza ambulatore.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ndërkaq, pasditen e sotme ka njoftuar se është urdhëruar mbyllja e kuzhinës në në “Gjorgija Pulevski” deri në marrjen e rezultateve të analizave laboratorike, të cilat do ta konfirmojnë sigurinë.

AUV shton se nga kjo kuzhinë nuk është çuar asnjë vakt në shkollat ​​e tjera.

“Janë vendosur masat për pastrimin e plotë të kuzhinës, dezinfektimin dhe deratizimin dhe kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme shëndetësore të punonjësve në kuzhinë”, thonë nga AUV.

Advertisement

Menjëherë pas marrjes së dyshimeve për helmim nga ushqimi të tetë fëmijëve në shkollë, shton AHV, shërbimet inspektuese të Agjencisë, në bashkëpunim me ekipet e Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar dhe Instituti për Shëndet Publik – Shkup, ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në kuzhinën e shkollës.

“Katër vakte kontrolli janë marrë nga ushqimi që u është servirur nxënësve ditën e kaluar, mostrat e ushqimit – sallatë me kastravec, supë, musaka me mish të grirë dhe patate dhe krikera që do të testohen në laborator. Gjithashtu, për analiza laboratorike janë marrë pesë tampona nga sipërfaqet dhe pajisjet e punës, si dhe tamponat e duarve nga punonjësit në kuzhinë”, thanë nga AUV.

Drejtori i shkollës “Gjorgija Pulevski”, Aleksandar Filipçev, tha se rreth 140 nxënës të klasave të ulëta, të cilët kanë vijuar mësimet gjithëditore dhe kanë ngrënë në kuzhinën e shkollës, sot nuk janë në shkollë, ndërsa mësimdhënësit kanë raportuar se të gjithë kanë probleme me stomak, diarre dhe të vjella.

Siç tha drejtori, kuzhina e shkollës u mbyll menjëherë dhe nuk kishte vakt të ngrohtë për nxënësit. Pasi që fëmijët nuk mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë pa vakt të ngrohtë.

Ai shtoi se rasti është raportuar në të gjitha institucionet kompetente dhe se është bërë një inspektim i jashtëzakonshëm.

Advertisement
Exit mobile version