Site icon Tetova Expres

Liga e dytë: Arsimi kthehet me fitore nga Prilepi, Bashkimi barazon me Bellasicën në Kumanovë

Një fitore e vendasve, tre barazime dhe katër fitore të ekipeve mysafire me  gjithësejt  me 17 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e dytë të futbollit vendor.

 Arsimi i Çegranit kthehet me fitore të madhe ndaj Pobedës në Prilep me rezultat 1-2, me golat e Albin Ramadanit dhe Besart Rexhepit. Fitorja  u arrite me  një lojë shkëlqyeshme  të futbollistëve  të trajnerit Vildan Saliju  sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes duke  fituar 3 pikë shumë të mëdha në një terren shumë të rëndë.

Këtë fitore ekipi i Arsimit ia dedikon trajnerit Labinot Musliu i cili sot feston ditëlindjen .

 Nga ana tjetër Bashkimi në Kumanovë  barazoi me Bellasicën duke luajtur 1-1 mirëpo drejtuesit e  skuadrës kumanovare  janë të pa kënaqur me  ndarjen e drejtësisë. Ato në faqen e fejsbukkit  pos tjerash kanë shkruajtur :

 ~Dy  ndeshje si vendas, dy referime skandaloze. Edhe me skandaloze eshte fakti qe kete po e beni ne terenin tone, duke provokuar ne menyre direkte edhe tifozerine tone te zjarrte e shume sportdashes. Po provokoni ata, qe Bashkimin e kane kult e dashuri pa interes. Po provokoni, qe situata te dale jashte kontrollit dhe te keni me lehte pastaj ne qellimet tuaja.

Advertisement

Kurre nuk kemi deshte ndihme, duam vetem drejtesi e referim korekt, per te gjithe!

Klubi yne, ne menyre te orkestruar po demtohet vetem e vetem qe kemi ambicje per tu rikthyer atje ku e kemi vendin dhe na takon.

Ndeshja kunder Makedonise, ndeshja me Ohrin dhe tash ndeshja kunder Belasices, shenon edhe mbushjen e kupes ndaj padrejtesive dhe referimeve me porosi“.

Liga e dytë: Java e 4-të, Rezultatet:

Bashkimi –  Belasica  1-1

Advertisement

FK Skopje – Kozhufi   1-1

Kamenica Sasa – Borec 2-0

Novaci  –  Makedonija Gj.P 0-0

Osogova – Detonit Plaçkovica 1-3

Pobeda – Arsimi 1-2

Advertisement

Vardari (N) –  Ohri  0-1

Vardarski –  Bregallnica  1-2

Tabela: 1.Bregallnica 13 pikë, 2.Arsimi 12, 3, Makedonija Gj.P  11, 4.Kozhufi 11, 5 Detonit Plaçkovica 10, 6.Bashkimi 10, 7.Novaci 7, 8.Skopje 6, 9.Kamenica Sasa 5, 10.Pobeda 4, 11.Bellasica 4, 12.Vardar (N) 4, 13.Ohri 4, 14.Boreci 3, 15.Vardarski 2 , 16.Osogova 2 pikë

Në xhiron e 6-të, më 28 shtator (e shtunë), në ora 14:00, takohen: Skopje – Bregallnica , Kamenica Sasa – Arsimi, Kozhufi – Detoniot Plaçkovica,  Novaci – Bellasica, Osogova – Boreci,  Vardar i(N) – Ohri,  Pobeda – Ohri,  Vardari (N) – Bashkimi,, Vardarski – Makedonija Gj.P  / TV KOHA /Shaban Sinani

Advertisement
Exit mobile version