Makinat zyrtare të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve shtetërore do të kenë targa me ngjyra. Ky vendim është marrë në seancën e djeshme të qeverisë, me qëllim që këto automjete të njihen lehtësisht, pra të dihet se janë të zyrtarëve.
Për këtë, siç thotë Qeveria, do të nisë procedura për ndryshimin e dy ligjeve.
“Me propozim të Shërbimit për Çështje të Përbashkëta dhe të Përgjithshme është formuar komisioni për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e dy ligjeve të rëndësishme për promovimin e transparencës dhe sundimit të ligjit, gjegjësisht Ligjit për përdorimin dhe asgjësimin e pronën shtetërore dhe pronën në pronësi komunale dhe Ligjin për automjete. Me këto ndryshime do të krijohet një regjistër i të gjitha mjeteve motorike të shtetërore, të cilët do të shënohen me targa me ngjyrë të veçantë për identifikimin më të lehtë”, thonë nga Qeveria.