Kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit lidhur me rindërtimin e konviktit shtetëror studentor “Steve Naumov”, tha se më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera, ku kemi universitete.
“Për dy konviktet në Shkup, ‘Kuzman Josifovski-Pitu’ dhe ‘Steve Naumov’ do të investohen 18 milionë euro. Rikonstruksioni i konvikteve të tjera studentore në vend do të vijojë si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Ky është një nga ato premtime që kemi bërë për studentët dhe rininë“, deklaroi kryeministri.
Ai shtoi se të dy konviktet do të rikonstruktohen dhe aty ka filluar rikonstruksioni. Presim që të përfundojë në periudhën e ardhshme. Në fund Mickoski shtoi se instalimet elektrike aktualisht janë duke u kryer, por e njëjta do të projektohet edhe në qendrat e tjera universitare në vend.