Site icon Tetova Expres

UEFA Turneu zhvillimor në Moldavi U-15: Maqedonia – Armenia 2-1

Reprezentacioni I Maqedonisë e futbollit për grupmoshat U-15  që drejtohet nga selelskionuesi Ilami Iseini ndodhet në Moldavi  ku merë pjesë në Turneun zhvillimor që organizohet nga  UEFA. Në këtë turne marrin pjesë reprezentacionet U-15 të Moldavisë, Armenisë, Maqedonia e Veriut dhe Andora

Në ndeshjen e parë që u zhvillua gjatë ditë së sotme Maqedonia e Veriut mundi Armeninë me rezultatin 2-1 .

Pas kësaj fitoreje kundër Armenisë, seleksionuesi Ilami Iseini, deklaroi “Përball kishim një kundërshtar  te fortë teknikisht dhe fizikisht. Ishte një ndeshje     që u dominua nga ana jonë ,krijuam shumë raste për gol nga te cilat realizuam vetëm 2. Jam I kënaqur nga angazhimi I lojtarëve  ,zbatuan të gjitha detyrat taktike që u dhanë para ndeshjes,Treguan karakter të fortë dhe ishin të qartë në idetë dhe objektivat  e vendosura. Na presim edhe 2 ndeshje me Andorën dhe Moldavinë ku shpresojmë të nxjerrim rezultat pozitiv dhe të tregojmë loja të mira. Të gjithë lojtarët do kenë mundësi te Marinë minutat e duhura dhe të tregojnë veten e tyre,Këto ndeshje do të më shërbejnë qe të shoh cilësitë e lojtarëve nga afër” tha ai.

  Ndeshja e radhës është të martën ku Maqedonia e Veriut përballet me Andorën, ndërsa në ndeshjen e fundit luajnë Moldavi – Maqedoni. /TV KOHA / Shaban Sinani

Exit mobile version