Site icon Tetova Expres

Liga e parë: Shkupi – Shkëndija ndahen me barazim, Cake sërish shpëton ekipin nga disfata

Dy fitore të skuadrave  vendase , tre barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me  19 gola të shënuar  dhe  1  kartonë të kuq është epilogu  i  ndeshjeve të javës së pestë në Ligën e parë të futbollit vendor.  Përkundë barazimit Shkëndija   kryeson tabelën së bashku me Rabotniçkin me nga 11 pikë

Ndeshja e  shumë  pritur  mes Shkupit  dhe Shkëndijës që  u zhvillua në Çair ku të pranishëm ishin mbi  3 mijë  tifozë  të denjësisht përkrahën ekipet e tyre  përfundoi me  barazim  1-1. Të parët  në epërsi kaluan  vendasit në minutat shtesë pjesës së parë e me autor Jumemi Kanda, ndësa tetovarët barazuan  në minutën e 60-të me autor Klisman Cake . Marrë nëpërgjithësi  epilogu I kësaj ndeshje është reale. Kët pas ndeshjes e  ka pohuar edhe  trajneri Jeton Beqiri

 “Me paraqitjen që kishim, sigurisht se po! Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë dhe është një fushë ku gjitha skuadrat me këtë mënyrë loje të Shkupit, që edhe një herë e komplimentoj, secila skuadër do ta ketë problem. Kur nuk bën paraqitjen maksimale dhe nuk humb, deri dikund mund të pranohet barazimi, pavarësisht se ambiciet tona janë që në gjitha ndeshjet të bëjmë maksimumin dhe të mundohemi ta fitojmë. Por ka edhe ndeshje ku nuk je në maksimumin e mundshëm, ndoshta edhe për shkak se një kohë të gjatë nuk kishim ekipin të kompletuar në stërvitje shkaku i disa dëmtimve dhe 5 tjerë që ishim me përfaqësuesen e Maqedonisë. Por këto nuk janë arsyetime për paraqitjen e sotme. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mundohemi në ndeshjet e ardhshme të bëjmë paraqitje më pozitive.”  deklaroi trajneri Jeton Beqiri

 Në Manastir Pelisteri dhe Struga  Trim Lum ndanë pikët  duke  luajtur  me rezultatin 1-1. Po me barazim 1-1  ka përfunduar edhe ndeshja në Maxhari mes Gostivarit  dhe  Vardarit. AP Brera në Strumicë mundi Besën  3-2 ,Rabotniçki në mundi  kundër Tikveshit  3-1.  Fitoren e vetme në cilësinë e mysafirit e shënoi Sileksi në përballjen me  Voska Sport në Ohri  3-0.

Liga e pare java e  5-të, rezultatet

Advertisement

Shkupi – Shkëndija  1-1

Gostivari – Vardari  1-1

Pelisteri – Struga Trim Lum 1-1

AP Brera – Besa Dobëerdoll 3-2

Voska Sport – Sileksi  0-3

Advertisement

Rabotniçki – Tikveshi 3-1

 TABELA : 

1.Shkëndija 11 pikë,  2.Rabotniçki 11, 3. Struga Trim Lum 10, 4.Sileksi 9,  5.Gostivatri 9, 6. AP Brera 6, 7.Shkupi 5, 8.Pelisteri 5,  9.Besa  4, 10. Tikveshi 4, 11.Voska sport 4,   12.Vardari 4 pikë

 Në xhiron e 6-të më 22.shtator , me fillim në ora 15:00, takohen:

Besa 1976 – Pelisteri

Advertisement

Rabotniçki –  AP Brera

Shkendija – Voska Sport

Sileksi – Gostivar

Struga Trim Lum – Shkupi

Tikveshi –  Vardari

Advertisement

/ TV KOHA / Shaban Sinani

Exit mobile version