Site icon Tetova Expres

“Krili e Metodi”, studentët kundër pagesave shtesë

Studentët kanë reaguar për pagesat shtesë në Universitetin “Kirili dhe Metodi”. Sipas një njoftimi të “Rezistencës studentore” ky vit akademik filloi me rreth 5 mijë denarë pagesa shtesë, pa kurrfarë paralajmërimi apo konsultimi paraprak me studentët. Sipas “Rezistencës studentore” edhe shpenzimet e deritanishme janë tejet të larta dhe të paarsyeshme. “ Në vend që të rishqyrtojnë të dhënat e deritanishme dhe të motivohen të rinjtë për arsimin e lartë dhe prosperitetin në Maqedoni, autoritetet i dhanë edhe një goditje edhe ashtu standardit studentor katastrofal, theksojnë nga “Rezistenca studentore” dhe bëjnë thirrje për firmosje masive rë peticionit të tyre me qëllim që të hiqen shpenzimet e paarsyeshme. /Alsat.mk

Exit mobile version