Ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e Çairit aty ku mejdanin do ta ndajnë dy skuadra elitare të futbollit vendor FC Shkupi dhe skuadra tetovare Shkëndija. Ky duel si gjithmonë zgjon interesim të madh nga shkaku se dy ekipet pretendojnë kreun e tabelës dhe kanë numër të madh të tifozëve . Në pritje të ndeshjes së nesërme në stadiumin e Çairit, kapiteni Artan Iljazi pohoi se gjatë javës kanë punuar enkas për këtë takim.
ARTAN ILJAZI – KAPITEN I FC SHKUPI“Të dielën e kemi ndeshjen kundër Shkëndijës. Ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Normalisht të dielën është derbi ndeshje por ne si ekip secila ndeshje është më rëndësi dhe shpresojmë që të dielën me ndihmën e “Shvercerave “ tre pikët të mbeten në Çair” Nga ana tjetër edhe ekipi kuqezi që aktualisht kryeson tabelën ka zhvilluar përgatitje serioze për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve. Kapiteni kuqezi Besart Ibraimi para ndeshjes me ekipin e Shkupit në Çair tha se është derbi më madh në vendin tonë ndaj edhe ka një porosi për tifozët e dy ekipeve që të anojnë denjësisht.
BESART IBRAIMI – KAPITEN I KF SHKËNDIJA (përgjigjen e parë )“Po atmosfera është e mirë kemi pasur nj ë fazë përgatitore dy javore të mirë, jemi përgatit maksimalisht. Është kënaqësi të luash në këtë ndeshje. Është derbi më madh shqiptar, unë do kisha dashtë që si futbollist të jem i kënaqur që do e shijoj këtë derbi. Ne marrëdhëniet i kemi pasur me këtë klub besoj që të forcohen ende , të na presin si është më mirë që tua kthejmë edhe ne si është më mirë“.Ndeshje interesante dhe mjaft tërheqëse është edhe takimi në Manastir mes Pelsiterit me kampionin në fuqi Struga Trim Lum. Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Gostivari është nikoqire e Vardarit, AP Brera në Strumicë përballet me Besën e Dobërdollit, Voska Sport në Ohër takohet me Sileksin, ndërsa Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” përballet me Tikveshin.Të gjitha ndeshjet luhen të dielën me fillim në ora 15:00 /Tv Koha/