Ka përfunduar tërësisht regjistrimi i dëmeve në Njësinë rajonale të bujqësisë në Tetovë. Dokumentacioni i kompletuar javën e ardhshme do të dërgohet në komisionin e shkallës së dytë në Qeveri, ku edhe do bëhet vlerësimi i dytë i lëndëve dhe në bazë të çmimeve të tregut, do vendoset edhe shuma e dëmshpërblimit për bujqit e Pollogut. Sipas informatave të Ministrisë së Bujqësisë, dëmshpërblimi i bujqve do të jenë në lartësi prej 30 për qind nga çmimi aktual i fruta-perimeve në treg.“Jemi në fund. Kishin mbetur shtatë apo tetë persona që ishin jashtë kontaktit por i gjetëm dhe gjatë javës do kryhet komplet. 531 aplikim është bë për dëmshpërblim. Procedura e parë e fotografimit në vendngjarje është kryer, tani faza e dytë është e marrjes së të dhënave nga të ardhurat mesatare dhe çmimet në bujqësi për tre vitet e fundit dhe ti formojmë çmimet. Kemi nisur fazën e dytë janë duke u kompletuar çmimet, dhe faza e tretë e kontrollit në Shkup dërgohen. Sipas Ligjit aktual, dëmshpërblimi do jetë me 30 për qind nga dëmi i shkaktuar. Pra nëse kemi konstatuar në ndonjë mbjellje 100 për qind dëm, dhe nëse vlen shembull 10.000 euro, dëmshpërblimi do jetë 3333 euro”, thonw nga Njësisë Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë nw Tetovw.Sipas dinamikës aktuale dëmshpërblimi i bujqve nuk pritet të përfundojë këtë vit, duke pasur parasysh numrin e madh të lëndëve dhe rivlerësimi i tyre që do duhet të bëhet nga komisioni i shkallës së tretë, pra ai i Qeverisë. Në vërshimet e fundit në rajonin e Pollogut, qindra bujq pësuan dëme të shumta në të mbjella. Dëme pati edhe në objekte banimi./Tv Koha/